Një turiste gjermane e cila mbeti e bllokuar gjatë mesditës në kanionin e Gjipesë, është shpëtuar mbrëmjen e sotme.
Pas 6 orësh kërkimesh në një terren shumë të vështirë dhe të rrezikshëm, turistja është lokalizuar dhe nxjerrë nga kanioni në gjendje të mirë shëndetësore.
Mesditën e sotme, shërbimet e Stacionit të Policisë Dhërmi morën njoftim se një turiste gjermane, duke eksploruar kanionin e Gjipesë, Himarë, kishte mbetur e bllokuar për shkak të terrenit të vështirë dhe nuk mund të dilte nga kanioni.
Menjëherë pas njoftimit, në drejtim të kanionit u nisën shërbimet e policisë së bashku me Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë (FNSH).
Si rezultat i kërkimeve, u bë e mundur lokalizimi dhe nxjerrja nga kanioni e turistes, e cila është në gjendje të mirë shëndetësore dhe nuk kishte pësuar dëmtime.



