Rusi, gratë e ushtarëve protestojnë para Ministrisë së Mbrojtjes

Rusi, gratë e ushtarëve protestojnë para Ministrisë së Mbrojtjes

Gratë e ushtarëve rusë të cilët luftojnë në Ukrainë dolën për të protestuar të shtunën me pankarta përpara selisë së ministrisë së Mbrojtjes ruse për të kërkuar kthimin e tyre në përvjetorin e dytë të mobilizimit të pjesshëm të dekretuar nga presidenti rus Vladimir Putin.

Sipas portalit rus OVD-info, rreth 20 gra u shfaqën para ministrisë së Mbrojtjes me tabela që shkruanin “Demobilizim”.

Menjëherë pranë protestueseve u afruan disa persona të cilët nisën t’i filmojnë me celularë dhe të shajnë.

Udhëheqësja e lëvizjes, Maria Andreyeva, u vendos në listën e agjentëve të huaj pasi organizata e saj mbështeti hapur opozitën jashtëparlamentare dhe refuzoi publikisht të mbështesë rizgjedhjen e Putinit.

Në shtator 2022, presidenti rus thirri 300.000 rezervistë për të luftuar në Ukrainë, megjithëse një nga pikat e dekretit është sekret, gjë që hap derën për një fushatë të re mobilizimi.

Ky mobilizim i pjesshëm shkaktoi eksodin e qindra mijëra rusëve të moshës ushtarake, të cilët emigruan në vende si Kazakistani, Gjeorgjia dhe Armenia, si dhe në vende të tjera evropiane.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy