Pacienti 82- vjeçar nga komuna e Podujevës është personi i parë që ka vdekur nga koronavirusi në Kosovë.
Klinika Infektive informoi se sot, pacienti 82 vjeç nga Dumnica e Podujevës, ka përfunduar me vdekje më 22.03.2020 në ora 9.00.
Ky është rasti i parë me vdekje nga COVID 19.
“Pacienti lindur më 1938 fshati Dumnicë, Komuna Podujevës është pranuar në Klinikën Infektive më 16.03.2020 në ditën e 6 të sëmundjes me shenja të infiltrimit pulmonar dhe pneumonisë masive majtas është diagnostikuar në Laboratoret e IKSHPK me SARS-CoV-2.
Pacienti ka patur edhe sëmundje shoqëruese kronike: kardiake dhe sëmundje kronike mushkërore (SPOK).
Rasti në fjalë është kontakt nga djali i tij dhe vajza e tij pozitive.
Të gjitha kontaktet e rekomanduara për vetëizolim”, thuhet ne njoftim.
Numri i të infektuarve me koronavirus në Kosovë ka shkuar në 31. Qeveria po bën vazhdimisht apel te qytetarët të qëndrojnë në shtëpi dhe ta mbajnë pastërtinë.



