
Vendosja e sanksioneve për Rusinë nga liderët e BE-së, veçmas përjashtimi nga sistemi SWIFT, përkthehet me një izolim gati total për ekonominë ruse, tha sot në studion e “MCN live”, sekretar i Përgjithshëm i Dhomës Amerikane të Tregtisë, Reshard Këlliçi.
Sipas tij, efektet do të ndjehen jo vetëm në ekonominë ruse, por edhe me këdo që ka bërë biznes më këtë shtet.
Dy janë efektet më të rënda që iu dhanë Rusisë, mbyllja e hapësirës ajrore dhe përjashtimi nga sistemi SWIFT. Një përjashtim i tillë nënkupton izolim të plotë për ekonominë ruse dhe jo vetëm kjo, por çdo kush që ka bërë biznes me Rusinë do të ketë kosto, p.sh. edhe Gjermani.
Mesazhi këtu është i qartë, Putini nuk është për tavolina paqesh e negociata.
Sanksionet ekonomike janë më të forta, këtu duhet të jetë izolimi i Rusisë kundër atyre që po pretendojnë të jenë, këtu nuk ka kohë për heshtje, kanë vdekur qindra njerëz. Masat ekonomike, mendoj se do të japin vuajtje për popullin rus, pas atij të Ukraines, do të vuajnë edhe populli rus, nuk duhet ngatërruar fytyra e vërtetë e një diktatori me një popull.



