Një ditë më parë, naftëtari Agim Myrdini kërcënoi se do të hidhej nga oxhaku i rafinerisë për shkak se nuk kishte marrë rrogën prej muajsh. 60-vjeçari që protestoi dje rrëfen gjendjen në të cilën ndodhet familja e tij. Babai i 6 fëmijëve thotë se nga mospagesa e qerasë prej ditësh e kishin nxjerrë nga banesa, ndërkohë që në familje ai është i vetmi burim të ardhurash.
Naftëtari që 40 vite të jetës ia ka kushtuar përpunimit të karburantit, vetëm pak ditë më parë u detyrua të largohej nga banesa me qira, për shkak se nuk e kishte paguar atë, raporton “ORA”.
Agimi kërkon nënshkrimin e kontratës së re të punës.
Naftëtari 60 vjeçar tregon se pas vdekjes së bashkëshortes së parë, dhe më pas vetëvrasjes së djalit të madh, e kanë ndjekur fatkeqësitë.
Agim Myrdini thotë se kanë qenë familjarët ata që e detyruan të zbriste nga oxhaku i uzinës dhe atyre u detyrohet krijimi i një mundësie për një jetesë më të mirë.



