Fillojnë punimet për "rijetësimin" e Piramidës në kryeqytet

Fillojnë punimet për "rijetësimin" e Piramidës në kryeqytet

Kanë filluar punimet për rijetësimin e piramidës në kryeqytet për ta bërë atë sërisht funksionale për qytetarët.

Piramida e Tiranës vijon të mbetet një pikë referimi për kryeqytetasit por prej kohësh e kishte humbur funksionin e saj si një prej ndërtesave më të veçanta në vend.

Më herët kryetari i bashkisë së Tiranës ka bërë edhe një prezantim të përgjithshëm të projektit, i cili do të ndryshojë tërësisht konceptin dhe funksionalitetin e kësaj godine.

Bëhet fjalë për një transformimin e saj në një qendër të inovacionit dhe teknologjisë, artit dhe kulturës në vend.

Historia e Piramidës së Tiranës fillon në vitin 1980 kur godina u dizajnua për të kujtuar jetën e diktatorit shqiptar, Enver Hoxha. Lideri komunist drejtoi vendin nga viti 1944 deri në vdekjen e tij në vitin 1985 duke futur vendin në një izolim të thellë nga pjesa tjetër e botës. Shumë shpejt, pas vdekjes së tij, një grup arkitektësh, të drejtuar nga vajza e Hoxhës, Pranvera dhe bashkëshorti i saj Klement Kolaneci, dizajnuan strukturën e Piramidës.

Godina u hap në vitin 1988 si muzeu ”Enver Hoxha”. Në atë kohë përshkruhej si struktura më e shtrenjtë e ndërtuar ndonjëherë në Shqipëri. Megjithatë, qëllimi i saj për të nderuar diktatorin e Shqipërisë pati një jetë të shkurtër. Pas rënies së komunizmit në Shqipëri në vitin 1991, Piramida u shndërrua në një qendër kulturore duke nderuar Pjetër Arbnorin, një i mbijetuar nga kampet shqiptare dhe viktimë e regjimit. Gjatë viteve ’90, Piramida u bë gjithashtu pika më e nxehtë në Tiranë për jetën e natës dhe një vend ku të rinjtë shqiptarë mblidheshin dhe luanin gjatë verës.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy