Ngjela: Protestat prej ngarkesës emocionale të Berishës, po ndihmon PS të rrijë në defektin e vet (VIDEO)

Ngjela: Protestat prej ngarkesës emocionale të Berishës, po ndihmon PS të rrijë në defektin e vet (VIDEO)

Avokati Spartak Ngjela ndan bindjen se protestat e Partisë Demokratike, vijnë prej ngarkesës emocionale të Sali Berishës.

 

Në një lidhje për “MCN Live”, ai deklaroi se Berisha i ka dhënë absolutizëm Partisë Socialiste, duke e ndihmuar që të qëndrojë në defektin e saj. 

 

Sipas tij, vendi është në krizën e Partisë Demokratike duke u kthyer në një shtet monopartiak, të një partie. 

 

Nëse ti thërret njerëzit për një tubim të madh dhe aty të vijnë 1 mijë veta, diskretitohesh historikisht. Tani këta do kalojnë nga bulevardi, në sallë. Pastaj duhet të flasim realitetin, ku kanë vota. Më thoni sa janë sondazhet, pse nuk i nxjerrin sondazhet? 

 

Ai që pret të fitojë duhet të nxjerrë sondazhet. Këta dalin 35% në sondazhet që bëjnë ndërkombëtarët. Atëherë çfarë presin? Nuk e di! Protestat e Partisë Demokratike, janë një ngarkesë emocionale e Saliut. I ka dhënë absolutizëm Partisë Socialiste.

 

PS është absolute se nuk ka kundërshtar. Fakti që këta kanë Saliun, i cili e dëmton PD-në në numër, socialistët mbajnë Saliun. Kundërshtari të ndihmon që të rrish në defektin tënd, që unë të jem absolut. Berisha është non grata në Amerikë, si mund të marrë pushtetin në Shqipëri? E gjitha kjo ka thelluar krizën. E majta prandaj ka sot 83 deputetë dhe një dhe bën 2/3-at. 

 

Kriza e PD e ka kthyer Shqipërinë në një autokraci të Partisë Socialiste. Ne jemi një shoqëri e majtë se e djathta ka krizë. Nuk ka asnjë rëndësi që këta mbledhin 2-3 mijë veta dhe ikin. Ajo është një kërkesë që Saliu të mos japë dorëheqjen. Këta mblidhen që të mbajnë Partinë Demokratike dhe Saliun. Nuk mund të vish në pushtet në Shqipëri duke qenë non grata në SHBA. 

 

Nëse politika shqiptare shkon nga Rusia dhe Beogradi, ndryshon problemi. Ne jemi në krizën e një partie, jemi kthyer në një shtet monopartiak, të një partie. Është kriza e Partisë Demokratike. Mund të ketë lidhje dhe lëvizja e Salianjit, por ky do e bënte protestën, se Saliu qëndron vetëm në funksion të protestave në partinë e tij. 

Këta kështu siç janë nuk i mundin dot socialistët, nuk e di çmund të ndodhë më tej. Salianjin nuk e lënë këta të Saliut, pushtetin në atë parti e ka Saliu. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy