Censi, Kasmi: Formë moderne e spastrimit etnik, të larguarit janë vota opozitare (VIDEO)

Censi, Kasmi: Formë moderne e spastrimit etnik, të larguarit janë vota opozitare (VIDEO)

Analisti Bledi Kasmi për rezultatet e censit dhe rrudhjen e popullsisë me 17% krahasuar me vitin 2011 deklaroi se shifrat reale i ka dhënë EUROSTAT.

Duke folur për MCN Live, ai deklaroi se EUROSTAT ka bërë bilanc nga viti 2014 deri në vitin 2022 dhe rezulton se nga Shqipëria janë larguar 1 milion njerëz, ku prej tyre 300 mijë janë ilegalë.

Drupal Ad

Kasmi shtoi se sipas të dhënave të EUROSTAT, kanë kërkuar azil politik në vendet e Bashkimit Europian 191 mijë persona.

Opozita ka vetëm platformën që gjatë zgjedhjeve të ardhshme të thithë sa më shumë emigrantë, të krijojë sa më shumë punësime.

Ky është më tepër se shpopullim, kjo është një formë moderne e spastrimit etnik.

Këto largime që janë mbi 1 milion shqiptarë, 80-90% janë vota opozitare dhe prandaj kjo qeveri nuk krijon kushte për votimin e emigrantëve.

Këtu nuk ka më shpresë, këtu do rri një pjesë e vogël e qytetarëve dhe një pjesë tjetër që pastrojnë paratë.

Nuk kemi thjesht pastrim parash të disa shqiptarëve që janë marrë me trafik droge jashtë Shqipërisë, por këtu po bëhet pastrim parash i krimit ndërkombëtar.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy