
Për ditën e enjte moti parashikohet kryesisht i kthjellët dhe i nxehtë. Vranësirat pritet të jenë të pakta kalimtare përgjatë relieveve malore në orët e mesditës, sipas meteoAlb.
Ndërsa bregdeti vijon me kthjellime. Parashikohet qe moti i nxehtë të mbetet edhe gjatë natës.
Temperaturat e ajrit rriten sërish në mëngjes por edhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 18°C deri në 41°C.
Era do fryjë mesatare dhe e fortë me shpejtësi deri 40 km/h, nga drejtimi Veriperëndimor ndërsa në det të hapur krijohet dallgëzim mbi 3 ballë.



