Rama tërhiqet nga fasha 800 kw/ Duleviç: Taktikë për ta nxjerrë liderin ‘shpëtimtar’, duhet të reagojë ERE

Rama tërhiqet nga fasha 800 kw/ Duleviç: Taktikë për ta nxjerrë liderin ‘shpëtimtar’, duhet të reagojë ERE

Kryeministrit Rama njoftoi tërheqjen nga rritja e çmimit të energjisë për ata abonentë familjarë që tejkalojnë fashën prej 800 kilovat. Lidhur me këtë Azmer Duleviç, ekspert energjie për MCN TV në një lidhje skype deklaroi se tërheqja në momentin e fundit ka ardhur si pasojë e reagimit qytetar.

Ai theksoi se tërheqja e kryeministrit Rama në momentin e fundit është kthyer tashmë në një taktikë të njohur nga kjo qeveri për ta nxjerrë liderin si “shpëtimtarë”. Sipas tij, është ERE ajo që duhet të dalë tashmë me në vendim zyrtar duke qenë detyrë e saj vendosja e fashave dhe çmimit të energjisë, në të kundërt të zhbëhet.

E para kjo është një nismë e mirë që u tërhoq kryeministri sepse kuptohet që numri i familjeve që prekeshin ishte i madh. Sa i përket tërheqjes në momentin e fundit ka ndodhur për një shkak të reagimit qytetar. Ata nisën të sensibilizoheshin sa i përket aplikimit të fashës dhe kur ka reagim  qytetar për kryeministrin dhe qeverinë shqiptare është e zakonshme të dali në rolin e shpëtimtarit. Kjo ngre një problem tjetër që qeveria nuk merr vendime për ta ngritur apo ulur energjinë, është ERE ajo dhe kjo e fundit nuk ka dalë me një komunikatë nëse do tërhiqet apo jo nga ai vendim, ose i bie që ERE nuk është funksionale. ERE duhet të dalë me një deklaratë zyrtare sepse është detyrë e tyre vendosja e fashave dhe çmimit, ose të zhbëhet. Kjo tërheqje është bërë për kapital politik. Por dhe fasha ishte abuzive dhe nuk u mor në bazë të një konsultimi publik. 70% të nevojave energjetike vendi jonë i prodhon vetë. Aktualisht ne mbulojmë 70-72% të nevojave vetjake, por çmimi energjisë nuk është në shifrat mbi 1 mijë euro, por 350-400 euro megavat h. Kryeministri vërtet mori vendimin që s’do aplikohet në 1 tetor, por mund të aplikohet në 15 tetor, pra mbetet për tu parë. 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy