Arta Marku bën ndryshimet e radhës te Krimet e Rënda, prokurori i çështjes "Tahiri" përfundon në Pogradec

Arta Marku bën ndryshimet e radhës te Krimet e Rënda, prokurori i çështjes "Tahiri" përfundon në Pogradec

Prokurorja e Përgjithshme Arta Marku ka transferuar nga Prokuroria e Krimeve të Rënda në Prokuroritë e rretheve disa prej Prokurorëve.

Konkretisht Prokurori i Pergjithshem urdhëroi caktimin e përkohshëm të prokuroreve:

Olsian Çela nga Prokuroria për Krime të Rënda caktohet në Prokurorinë e Beratit.

Sonila Muhametaj nga Prokuroria për Krime të Rënda caktohet në Prokurorinë  e Pukës.

Besim Hajdarmataj nga Prokuroria për Krime të Rënda caktohet në Prokurorinë e Pogradecit.

Këto lëvizje të kryeprokurores Markut kanë ardhur fill pas urdhrit për hetim disiplinorë të prokurorëve që refuzuan shortin për çështjen e Shullazi, ndërsa kujtojmë se Besim Hajdarmataj ka qenë drejtuesi i Prokurorisë se Krimeve të Rënda dhe kërkoi arrestimin e ish-minitrit Saimir Tahiri.

Pas emërimit të Arta Markut, ai u caktua si prokuror i thjeshtë po në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, ndërsa me lëvizjen e dytë ai është spostuar si Prokuror në Pogradec.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy