Muri i Lisusit të lashtë në anën veriore të kalasë mesjetarë të qytetit të Lezhës, rrezikon ekzistencën.
Gurët antik kanë nisur të rrëshqasin që prej vitit 2016 dhe që prej asaj kohe nuk është marrë asnjë masë për ti dhënë zgjidhje problematikes e cila është shfaqur nga erozioni në këtë zonë.
Krahas humbjes së historisë, rrëshqitjet e gurëve janë kthyer në rrezik edhe për zonën e banuar në pjesën e poshtme të kalasë.
Specialisti i Trashëgimisë Kulturore në Lezhë Ded Margjoni thotë se projekti i restaurimit është gati, por tenderi ka dështuar për të disatën herë, pasi asnjë firmë nuk i ka marrë përsipër punimet. Zgjidhjen e cila duhet të jetë emergjente ai e sheh tek Ministria e Kulturës.
Muri antik ka rrëshqitur në një gjatësi prej 20 metrash dhe nëse nuk do te ketë ndërhyrje të shpejtë me nisjen e stinës së reshjeve, mund të shembet plotësisht.



