
Luftë në zemër të Europës që dukej si një kujtim i largët. Kështu deklaroi Papa Françesku pasi priti ambasadorët e akredituar pranë selisë së shenjtë në Vatikan.
Pasi eksperimentuam efektet shkatërruese të dy luftërave botërore dhe kërcënimet nukleare gjatë luftës së ftohtë së bashku me rritje të respektit për rolin e të drejtës ndërkombëtare dhe krijimit të organizatave politike dhe ekonomike, të fokusuara në kohezionin e komunitetit global, pjesa më e madhe e njerëzve mendonin se lufta në Europë ishte vetëm një kujtim i largët.
Ai shtoi më tej se mendohej se në ditët e sotme mendohej se fëmijët do të pyesnin nënat se çfarë ishte lufta.



