
Gjykata kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka dhënë dënimet për “krimet e lehta” të dosjes “Metamorfoza”, pas zbardhjes se komunikimeve në aplikacionin e enkriptuar SKY ECC.
Procesi u zhvillua me gjykim të shkurtuar dhe për rrjedhojë të pandehurit përfitojnë uljen e 1/3 së dënimit.
Trupa gjykuese e përbërë nga gjyqtarët Etleva Deda, Flora Hajredini dhe Irena Gjoka qëndroi për katër orë në dhomë këshillimi gjatë ditës së sotme, para se të jepte vendimin.
Edmond Preka u dënua me 10 vite burg, i cili gjykim shkurtuar zbret në 7 vite, burg i sigurisë se lartë
Behar Brajovic (Bajri) u dënua me 13 vite burg, i cili zbret në 8.8 vite, i cili do të vuhet në një burg të sigurisë së lartë.
Astmer Bilali u dënua 8 vite e 6 muaj, i cili zbret në 5.8.
Xhevair Lita u dënua me 5 vite burg, i cili zbret në 3.4 vite, por u vendos shuarje e masës arrest me burg dhe lirimi menjëhershëm për shkak të shlyerjes së dënimit gjatë periudhës së paraburgimit.
Ish-shefi i Operacionales Oltian Bistri u shpall i pafajshëm për korrupsion, por u gjet fajtor për zbulim të akteve ose të dhënave sekrete.
Ai u shpall i pafajshëm për pastrim parash nuk ka fakte e prova, ndërkohë që u dënua me dy vite burg, por masa u shua për shkak të shlyerjes së dënimit gjatë periudhës së paraburgimit.
Ndërkohë për Ardit Hasanbegaj dhe Pëllumb Gjokën vendimi do të jepet me 2 dhjetor pasi nuk është bërë mbrojtja nga avokatët.



