
Jonatan Pano, anëtar i Këshillit Bashkiak të Tiranës dhe kandidat i PD për zgjedhjet e 11 majit tha në studion e lajmeve të MCN Tv se ka propozuar krijimin e Ministrisë së Familjes pasi si komb jemi përballë një shpopullimi gjithnjë e më të madh. Pano tha se Shqipëria ka nevojë për rritje kapacitetesh dhe se kjo gjë bëhet duke rritur prodhimtarinë dhe sektorët ‘made in Albania’
Është një projekt i mirëmenduar gjatë dy viteve të fundit. Kam qenë i angazhuar për një projekt të tillë duke propozuar dhe krijimin e Ministrisë së Familjes. Si komb jemi përballë një fakti, shpopullimit. Si na vjen shpopullim? Së pari kemi uljen e lindshmërisë, jemi në normën më të ulët të fertilitetit që kemi pasur ndonjëherë dhe kemi emigracion masiv.
Nuk po largohen vetëm ata persona që nuk ia dilnin dot ekonomikisht që të punonin në Shqipëri, por dhe personat me të ardhura mesatare apo mbi mesatare duhet të largohen sepse në fund të fundit nuk është vetëm ekonomia, por është stabiliteti social, shëndetësor, arsimor etj.
Kemi nevojë për rritje kapacitetesh. Kjo bëhet duket rritur prodhimtarisë, duke rritur sektorët made in Albania. Kjo është alternativa jonë e vetme që na ka mbetur.
Pano tregoi programin e PD-së për të mbështetur të rinjtë dhe familjen.
Bëmë kontekstualizimin se çfarë duhet bërë në Shqipëri. Nëntat që bëjnë 3 fëmijë do të përjashtohen nga tatimi mbi të ardhurat personale. Edhe baballarët me 4 fëmijë do të përjashtohet nga tatimi mbi të ardhurat personale. Kemi 0% taksa për të rinjtë deri në moshën 25 vjeçare, synojmë ta bëjmë deri në 30.
Më tej Pano tha se në listat e PD-së garojnë 58 të rinj nën 40 vjeç.
Jemi 58 të rinj nën moshën 40 vjeçare. Në rang kombëtar. Del diku tek 31%. Jemi më tepër sesa ato që kishim pritshmërinë. Është një listë e mbushur me të rinj.



