
Publikimi i bisedave të përgjuara të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, ndërsa ndodhet në burg, ka ngritur shqetësime mbi rolin e SPAK dhe marrëdhënien e tij me median.
Në disa raste, publikimet kanë lënë të kuptohet se edhe SPAK, ashtu si partitë politike dhe vetë Veliaj, ka në dispozicion një makineri të fortë mediatike.
Gazetarja Ola Xama, e ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, shprehet se SPAK po ndikohet nga propaganda e Veliajt, duke u detyruar të japë informacione të pavërteta në opinionin publik.
Po, shantazhi dhe denigrimi i personit janë vepra penale. Por çfarë është bërë me prokurorin e çështjes dhe gjyqtarin që dha masën e sigurisë në Shkallën e Parë?
Nuk ka ndodhur gjë tjetër veçse denigrim përmes lajmeve shpifëse. Nuk kam nevojë ta them unë, mjafton të dëgjohet.
Po flasim për çështjen që SPAK është i detyruar nga propaganda e Erion Veliaj që të thotë këto lajme që nuk janë të vërteta, pra dikush duhet ti bjerë SPAK dhe SPAK të pres, prokurori nuk është robot.



