24 vjet nga hyrja e NATO-s, Rama: Ditë për të reflektuar thellë, të nxirret Kosova nga qorrsokaku
Në ditën kur bëhen 24 vjet nga futja e NATO-s në Kosovë, Kryeministri Edi Rama ndan një mesazh.
Ai thotë se si sot e gati çerek shekulli më parë, hyrja e NATO-s në Kosovë u rikujton të gjithëve, se pa aleatët strategjikë të shqiptarëve, miq të mirë në ditët më të këqija, s’do të kishte as Republikë të Kosovës, as liri e demokraci për shqiptarët në Kosovë.
Ndër të tjera shton se në këtë ditë kërkohet reflektim i thellë dhe zgjidhje me dialog dhe jo me policë.
“Zoti i bekoftë aleatët tanë! Prandaj bash sot është dita për të reflektuar thellë e për ta nxjerrë Kosovën nga qorrsokaku ku e ka futur grindja absurde me aleatët! Kosova duhet të dalë patjetër prej qorrsokakut me dialog jo me policë, me ide konkrete jo me propagandë, me miq të mirë jo me keqtrajtim të miqve!"
MCN Radio
103.1 FM
MCN Radio
103.1 FM
Intro
MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.