Një ish-mësuese anglishteje në SHBA e cila ishte dënuar për abuzim seksual me 3 nxënës të saj, është liruar nga burgu pas dy viteve.
Brianne Altice ish mësuese në një shkollë të mesme në Utah të Shteteve të Bashkuara të Amerikës është, ka kërkuar falje për veprimet e saj, ndërsa ka shpërthyer në lot në seancën për lirimin me kusht të saj.
Prokurorët thanë se një nga djemtë ishte 16 vjeç dhe dy të tjerët nga 17 vjeç, kur Brianne Altice ka pasur marrëdhënie seksuale me ta. Ajo ishte arrestuar edhe gjatë 2013-s, por më pas ishte liruar pasi pagoi garancinë.
Megjithëse humbi punën dhe bashkëshortin, 35-vjeçarja vazhdoi marrëdhëniet me një nxënës 17-vjeçar dhe për këtë u arrestua sërish dy vite më parë. Altice u shpall fajtore për tri akuza për abuzim seksual me dhunë, një gjykatë në Utah e dënoi atë me të paktën dy deri në 30 vjet burg.
Gjykata e shtyrë vendimin për muajin e ardhshëm për dhënien e vendimit nëse do të ketë liri me kusht për ish-mësuesen.



