
Ministri i Mbrojtjes i Izraelit, Yoav Gallant, ka paralajmëruar se shefi i Hezbollahut, Hassan Nasrallah mund ta tërheqë Libanin në një luftë të plotë, për të cilën vendi do të paguajë një çmim të rëndë.
“Siç qëndrojnë gjërat, Nasrallah mund ta tërheqë Libanin të paguajë çmim jashtëzakonisht të rëndë. Ata as nuk mund ta imagjinojnë se çfarë mund të ndodhë”, citohet nga The Times of Israel.
“Kjo gjithashtu mund të përkeqësohet në një luftë. Nuk është teorike, është e vërtetë”, shtoi ai, sipas gazetës izraelite.
Irani nuk do të heshtë kurrë përballë agresionit kundër interesave dhe sigurisë së tij, i tha presidenti Masoud Pezeshkian homologut të tij francez Emmanuel Macron, njoftuan mediat shtetërore.
Komentet vijnë në mes të një rritje të tensioneve rajonale pas vrasjes në Teheran javën e kaluar të liderit të Hamasit, Ismail Haniyeh.



