Avokati i Popullit: Të ndërhyhet urgjentisht për ndotjen e lumit Ishëm, në rrezik shëndeti i qytetarëve

Avokati i Popullit: Të ndërhyhet urgjentisht për ndotjen e lumit Ishëm, në rrezik shëndeti i qytetarëve

Avokati i Popullit dërgon rekomandim për marrjen e masave ndaj ndotjes në ujërat e lumit Ishëm.

Institucioni i Avokatit të Popullit, duke marrë shkas nga shqetësimet e ngritura në median e shkruar dhe vizive në lidhje me ndotjen e lumit të Ishmit, ka filluar shqyrtimin me iniciativë të kësaj çështje, që lidhet me mbrojtjen e mjedisit.

Në këtë kontekst, vlerësohet se njësitë e qeverisjes vendore në bashkëpunim me autoritet qendrore përgjegjëse për fushën e mjedisit, në çdo kohë nuk kanë përmbushur detyrimin ligjor dhe detyrat funksionale në marrjen e masave të menjëhershme për zgjidhjen e problemit në lidhje me menaxhimin e duhur të mbetjeve urbane dhe ndotjen e mjedisit përreth, në përputhje me standardet e kërkuara dhe si një nevojë emergjente për të mos cenuar në asnjë rast shëndetin e qytetarëve.

Avokati i Popullit vlerëson se situata e krijuar në zonën e lumit Ishëm, kërkon ndërhyrje urgjente, fillimisht duke hartuar dhe implementuar një plan të mirëfilltë menaxhimi të mbetjeve urbane, më pas duhet ndërmarrë një fushatë e gjerë pastrimi, duke filluar nga lumi Ishëm e degëve të tij dhe pastrimi i gjithë vijës bregdetare të Grykëderdhjes së Ishmit.

Vendosja e infrastrukturës për grumbullimin e mbetjeve urbane në zonë është një hap shumë i rëndësishëm drejt përmirësimit të situatës së mjedisit në zonë.

Ndër të tjera, Avokati i Popullit rekomandon se, këto fusha kërkojnë një vëmendje të veçantë dhe bashkëpunim të të gjithë aktorëve, në të gjitha nivelet e qeverisjes, për të ruajtur mjedisin dhe për të luftuar ndryshimet klimatike për brezat aktualë dhe ata të ardhshëm.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy