
Forca ajrore e Gardës Revolucionare prezantoi sot në mëngjes raketën e saj supersonike, të quajtur “Fatah”.
Presidenti iranian Ebrahim Raisi ishte gjithashtu i pranishëm në ceremoni, siç raporton agjencia e lajmeve Irna.
Raketa balistike supersonike ka një rreze veprimi prej 1400 kilometrash.
Sipas Gardës, “Fatah” është i aftë të kapërcejë çdo sistem të mbrojtjes raketore dhe ta shkatërrojë atë. Ka manovrim të madh si dhe aftësi për të kaluar nëpër sisteme radari.
“Kjo raketë synon sistemet anti-raketë të armikut dhe është një hap i madh brezash në fushën e raketave”, tha Amir Ali Hajizadeh, komandanti i Forcave Ajrore.



