Kreu i LIBRA-s, Ben Blushi, thotë se kallëzimi i KQZ-së ndaj numëruesve është prova se votat janë vjedhur.
Sipas një tabele të dalë nga KQZ, të publikuar edhe nga Blushi vetëm në Tiranë, LIBRA-s i janë vjedhur 90 vota.
MASAKRA MBI LIBRA. 71 KUTI MINUS 90 VOTA
“KQZ pranoi se te pakten 76 numerues kane vjedhur vota ne Tirane ne vetem 64 kuti. Tirana ka 1198 kuti dhe kaq duhet te mjaftonte qe gjithe qarku i Tiranes te rinumerohej.Ne 64 kuti qe rinumeroi KQZ mungojne 50 vota per LIBRA , ndersa ne 7 kuti te tjera qe u bene publike mungonin 40 vota. Kjo do te thote se vetem ne 71 kuti ne Tirane, LIBRA i kane vjedhur 90 vota.
Mjafton vetem kaq qe KQZ ta rinumeroje gjithe Tiranen. KQZ do ishte bashkepuntore ne grabitje nese nuk vendos te ndryshoje rezultatet duke rihapur te gjitha kutite. Edhe me kaq sa eshte njoftuar del se LIBRA eshte partia me e grabitur ne keto zgjedhje çka eshte per turpin e atyre qe e kane bere”, shkrun Blushi./Gazeta Express



