Presidenti polak: Rusia po lëviz armët bërthamore në Bjellorusi

Presidenti polak: Rusia po lëviz armët bërthamore në Bjellorusi

Presidenti i Polonisë Andrzej Duda tha se Rusia po lëviz disa armë bërthamore me rreze të shkurtër veprimi në Bjellorusi.

Po flisja me Presidentin Sousa për zhvendosjen e armëve taktike bërthamore të Rusisë në territorin e Bjellorusisë”, tha Duda në një konferencë të përbashkët shtypi me presidentin portugez Marcelo Rebelo de Sousa. 

“Në të vërtetë, ky proces po ndodh, ne po e shohim. ‘Lëvizja ruse’ ndryshon arkitekturën e sigurisë. Pra, po ndryshon situatën për të gjithë aleancën”, shtoi ai.

Vladimir Putin dhe homologu i tij bjellorus Alexander Lukashenko thanë muajin e kaluar se Moska kishte dërguar tashmë disa nga armët e saj taktike bërthamore në Bjellorusi. 

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg e denoncoi retorikën e Moskës si të rrezikshme dhe të pamatur, por tha në korrik se aleanca nuk kishte parë asnjë ndryshim në pozicionimin bërthamor të Rusisë. 

Armët bërthamore taktike janë të destinuara për përdorim në fushëbetejë dhe kanë një rreze të shkurtër. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy