
Donald Trump ka ndryshuar planin për të përfshirë drejtuesit e Shtëpisë së Bardhë tek të parët që marrin vaksinën Covid të Pfizer, e cila do të shpërndahet në SHBA sot.
"Njerëzit që punojnë në Shtëpinë e Bardhë duhet të marrin vaksinën pak më vonë në kohë, përveç nëse kanë nevoja specifike.” është shprehur Trump
Është e paqartë pse presidenti dëshiron të ndryshojë planin për vaksinimin e zyrtarëve të Shtëpsë së Bardhë dhe ekipit të tij, i cili u konfirmua gjithashtu nga Këshilli i Sigurimit Kombëtar për të forcuar besimin e publikut.
Ndërkohë, fushata e vaksinimit kundër Covid në Shtetet e Bashkuara ka filluar. Vaksina e parë u administrua në Nju Jork menjëherë pas orës 9:00 në Qendrën Mjekësore Hebraike të Long Island në Queens.
"Populli Amerikan duhet të ketë besim se po merr të njëjtën vaksinë të sigurt dhe efektive si drejtuesit e lartë të Shtëpisë së Bardhë sipas këshillit të profesionistëve të shëndetit publik dhe udhëheqjes së sigurisë kombëtare", tha John Ullyot, zëdhënësi i Këshillit të Sigurimit Kombëtar.



