Gjykata Administrative e Apelit ka vendosur në favor të ngritjes së një thertoreje në Pyllin e Plepave të Brukës, por ky vendim ka indinjuar banorët e Laknasit .
Edhe kryetari i Bashkisë Kamëz, Rakip Suli e sheh vendim si të padrejtë, teksa shpjegon se firma është hedhur pak ditë para se ai të merrte detyrën.
“Sipërfaqja e cila është 12 mijë e 600 metra katrorë, me një vlerë qesharake, kjo leje ndërtimi është dhënë me 27.06.2019, ku unë kam ardh më 07.07/2019, dmth e ndajnë 10 ditë parase unë të ulesha në karrikë. Jo vetëm bashkia Kamëz, porse çdo kryetar bashkie në Shqipëri nuk ka fuqi ligjore, për të zhbërë një lejë ndërtimi, sepse është gjykata ajo që e ndan. E gjithë Tirana që është rreth 1 milionë banorë dhe nuk i ka pesë therrtore, dmth i gjashtë vjen sikur bashkinë e Kamzës po e kalon në zonë therrtoresh, sepse edhe nesër pengohet për zhvillime të tjera”.
Dokumentat e siguruara nga TvT tregojnë se i gjithë trualli është 12.400 metër katror, i përcaktuar si zallishte, ku kontrata është firmosur për 20 vjet. Edhe shuma e kontratës është në shifra tejet të ulëta, ku investitori i detyrohet bashkisë së Kamzës vetëm 66.900 lekë në vit. Kontrata e qirasë që posedon TvT, vërteton se qiramarës është “Shoqëria Bio Produkts” me administrator Bledar Dacin.



