Kush është 22-vjeçari turk që vrau ambasadorin rus dhe çfarë ndodhi në galerinë e artit (FOTO)

Kush është 22-vjeçari turk që vrau ambasadorin rus dhe çfarë ndodhi në galerinë e artit (FOTO)

Një 22-vjeçar është vrasësi i ambasadorit rus në Turqi. Mevlüt Mert Altintas ishte agjent policie në Ankara prej dy vitesh. Ai arriti të futej në galerinë e artit pikërisht falë dokumentit që mbante si agjent policie. Autoritetet në Turqi thonë se kanë dyshime se ai mund t’i përkasë lëvizjes së Fetullah Gylenit dhe vrasja e ambasadorit rus nuk është gjë tjetër veçse një sabotazh ndaj Turqisë dhe Erdoganit. Disa burime kanë thënë se 22-vjeçari ishte përjashtuar nga policia pas grushtit të shtetit të 15 korrikut. Por Gylen ka mohuar çdo lidhje me të, ndërsa burime të tjera kanë thënë se Altintas nuk është në radhët e agjentëve të policisë që u shkarkuan pas grushtit të shtetit.

Në fakt, pavarësisht zërave kontradiktorë, pak dihet për të. Disa foto në rrjetet sociale e tregojnë atë pranë simboleve të AKP, partia e vetë Erdoganit. Disa thonë se ai ka milituar në të, të tjerë e lidhin me grupin xhihadist Al Nusra.

Nëna dhe motra e Altintas janë arrestuar në Aydin, pranë Smirnes, ku ai është diplomaur në akademinë e policisë në vitin 2014. Shtëpia e tyre është kontrolluar në përpjekje për të zbuluar diçka më shumë për 22-vjeçarin.

Pak para kryerjes së vrasjes, fotot e bëra në galeri e tregojnë të qetë, të veshur mirë dhe si një njeri që nuk të ngjall asnjë dyshim, në këmbë pas ambasadorit rus, Andrej Karlov.

Në një moment, ai nxjerr pistoletën, bën përpara, qëllon 9 herë dhe drejtohet nga të pranishmit. Fillimisht flet në turqisht e më pas në arabisht.

“Mos harroni Alepon. Mos harroni Sirinë. Përsa kohë qytetet tona nuk do të jenë të sigurta, nuk mund të jenë as tuajat. Vetëm vdekja mund të më nxjerrë që këtu. Kushdo që ka gisht në këtë vuajtje do ta paguajë shtrenjtë”.

Pasi ngre gishtin lart (një shenjë e betimit sipas traditës islame), ai thotë: “Allahu Akbar. Siria islamike. Ne jemi ata që janë betuar për besnikëri ndaj xhihadit e Muhametit”.

Kjo fjali e ka origjinën në tregimine një prej betejave të profetit Muhamet, kur myslimanët u sulmuan nga tributë politeiste në gadishullin arabik. Më pas kjo histori u shndërrua në këngë të xhihadistëve që nga Al Kaeda në Irak e deri te Al Nusra në Siri.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy