Rama pranon propozimin e Bashës për Vettingun e politikanëve: Gjithnjë gati të diskutojmë me PD

Rama pranon propozimin e Bashës për Vettingun e politikanëve: Gjithnjë gati të diskutojmë me PD

Pak orë pasi kreu i opozitës Lulzim Basha kërkoi nga Elbasani një vetting për politikanët, ka ardhur edhe reagimi i kryeministrit Edi Rama.

Në një postim në "Twitter", kreu i qeverisë thotë se me një drejtësi të pastruar përmes vettingut, politikanëve u mbyllen shtigjet për ti ikur drejtësisë.

Rama shprehet se është gati për këtë hap, dhe thekson se çdo ide tjetër për të rritur llogaridhënien e politikanëve është e mirëseardhur.

Veting politikanëve? Sa më parë! Me një drejtësi të pastruar përmes Vetingut, s’do ketë më as në këtë vend shteg për politikanët që t’i ikin drejtêsisë. Dhe çdo ide tjetër për të rritur llogaridhënien e politikanëve është e mirëseardhur. Gjithnjë gati të diskutojmë me PD”, shkruan Rama.

Kryetari i PD-së Lulzim Basha nga Elbasani shpalli sot 4 objektivat e platformës për çlirimin e qeverisë nga krimi.

Opozita kërkon vetting për politikanët, njësoj si për gjyqtarët, prokurorët dhe policët.

1 – Dekriminalizimi i plotë përmes vettingut të politikanëve të lidhur me krimin.
2 – Çlirimi i drejtësisë nga kapja politike në funksion të bashkëqeverisjes së Edi Ramës me krimin
3 – Zgjedhje të lira të ndershme, demokratike ku qytetarët të jenë ata që vendosin
4 – Një ekonomi e çliruar nga monopolet, nga oligarkët dhe nga korrupsioni qeveritar, në funksion të mirëqenies së qytetarëve.


 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy