SPAK ka mbyllur hetimet për supergrabitjen e 9 prillit të vitit të kaluar në Rinas, duke ia kaluar dosjen Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.
SPAK u ka komunikuar akuzën personave të arrestuar për këtë ngjarje.
Organi i akuzës ka marrë të pandehur, Eldi dhe Klemend Çala, Oltion Veselin, Elton Piklin, Renaldo Sulen, Alkond Bengasin.
Sipas hetimeve të kryera, kreu i grupit kriminal rezulton Admir Murati, i cili u vra ditën e grabitjes gjatë përplasjes me armë me policinë.
Ndërsa Talo Çela, për të cilin ka një masë sigurie në mungesë, vijon të mbetet në kërkim.
Tri ditë më parë, Ragip Hajdini, i njohur si daja nga Kosova, ndërroi jetë në spitalin e Traumës, çka çon në pushimin e akuzës ndaj tij.



