Çani: Është lobuar që kriza në PD të zgjasë. Rama, teatër të neveritshëm me Presidentin (VIDEO)

Çani: Është lobuar që kriza në PD të zgjasë. Rama, teatër të neveritshëm me Presidentin (VIDEO)

Për ardhjen e zyrtarëve të lartë amerikanë në Tiranë, analisti Arian Çani thotë se kur ndodhin vizita të tilla, thuhen fjalë të përgjithshme se shikohet nga e ardhmja.

Por sipas tij arsyen e vërtetë të vizitës nuk do e marrim vesh tani, duke nënvizuar se amerikanët janë më të pranishëm në Ballkan, për arsye të kuptueshme pasi ka një luftë që po zhvillohet në Ukrainë dhe se ata nuk duan të humbin territoret dhe zonat e influencës.

Për studion e lajmeve të MCN TV, Çani tha se Shqipëria është një fshat i vogël, ku u bie rruga të kalojnë dhe se ata janë në Shqipëri për të bërë detyrën.

Janë për të thënë se ne jemi këtu dhe s’mund të jenë as rusët, as kinezët, por jemi ne. Bëjnë foto, video, takojnë Kryeministrin me një dashuri të paparë. Të gjitha këto janë instrumente për t’ia hedhur publikut.

Nuk i dimë arsyet e vërteta se pse vijnë. Se mos destabilizohet Ballkani dhe plas një luftë më e madhe a më e vogël se në Ukrainë. Thelbi i tyre janë interesat e tyre që Ballkani të jetë nën kontrollin e tyre për mirë apo për keq. Sa i takon takimi me Alibeajn, janë qoka. Ata vijnë për gjëra të tjera, më madhore se kaq, për interesat e tyre. Di që ata kanë interesat e tyre, këtu Mal të Zi, Bosnjë.

Sa i takon pjesës së Partisë Demokratike, u kanë thënë ta luajnë kështu. Si robot që janë takojnë Alibeaj, ata kanë marrë një komandë dhe kështu veprojnë. Dëmi është i madh për PD. Në vorbullën ku ndodhet, është futur në një udhëtim në shkretëtirë që nuk dihet se sa do të zgjasë. Kriza në PD me insistimin e amerikanëve do të zgjasë gjatë. Gjërat janë lobuar në mënyrë të tillë, kriza brenda të djathtës duhet të vazhdojë.

Ata me Edi Ramën mbarojnë punë. Ai iu ka mbushur mendjen se partneri më i besueshëm në Shqipëri është ai. Ata kanë vënë bast te një kalë që është Edi Rama, si në garat e kuajve, që ai të dalë gjithmonë i pari. Ai kalë duhet trajtuar mirë. Dëmi nga ana tjetër është i tmerrshëm, pikëpyetja është sa do zgjasë agonia në PD. Situata në PD, është keq dhe do bëhet edhe më keq. Nëse nuk ka aksident rrugës dhe Ramës nuk i ndodh gjë, do humbasin dhe zgjedhjet e radhës.

Sipas tij, Partia Demokratike nuk është bashkë dhe se me logjikë politike nuk mund të ketë një bashkim apo ribashkim.

Çani shtoi se deri në momentin që gjykata nuk është shprehur akoma, mund të thuhet se kur ndodh divorci, është e kotë të kërkosh nga palët të ribashkohen.

Në atë parti ka një divorc, ku burri ka 70% të pronës dhe gruas 30%. Nuk ka për të ndodhur bashkimi, se thika ka vajtur aq thellë, sa që ribashkimi është i pamundur dhe nuk ekziston. Ambiciet në atë parti, duke qenë se po mbështeten nga kryetarët e saj do vijojnë të thellohen. Do ketë tendencë për çarje, do ketë dy ose më shumë parti. Nuk ka asnjë rëndësi se çfarë duhet të bëjë tani PD-ja 1 apo PD-ja 2.

Qëllimi kryesor është që Rama të rrijë në pushtet se situata në Ballkan mbetet e padeshifrueshme. Ne nuk dimë ende nëse do ketë luftë apo do vazhdojë paqja. Për çfarë vijnë amerikanët? Vijnë se mos kanë frikë se do plasë ndonjë gjë apo duan të plasë ndonjë gjë.

Lidhur me çështjen e Presidentit dhe nëse Edi Rama do të pranojë propozimin e Enkelejd Alibeaj, Çani e cilësoi të gjithën një farsë.

Alibeaj është vegël e Lulzim Bashës. Ka ngelur aty. Nuk besoj se Rama do i falë Presidentin Alibeajt apo ndonjë tjetri. E gjitha kjo është teatër dhe Rama thotë ta luaëj deri në fund. Se Rama del tolerant, njeri me zemër të gjerë edhe pse ka votat, i shkon deri në fund të gjitha fazave. Është një lojë që i leverdis. Është një farsë, Rama e di shumë mirë se kush do jetë Presidenti.

E gjitha kjo është një teatër i neveritshëm. Populli thotë se Rama nuk është djalë i keq, është e gjitha një mashtrim, një lojë.

Sa i takon çështjes së negociatave dhe mundësisë së ndarjes nga Maqedonia e Veriut, për analistin, përfitimi i vetëm do të ishte se Shqipërisë do t’i hapeshin negociatat të parat.

Por pyetja është a do Edi Rama që të hapen negociatat dhe të bashkohet me Europën? Unë mendoj se nuk ka asnjë interes. Sa më larg të jetë Shqipëria nga BE, aq më shumë mund të përfitojnë ujqit e mëdhenj dhe të vegjël. Nuk kemi interes të hyjmë, se po hymë atje do na kërkojnë llogari.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy