Hija e Kinës mbi telekomunikacionin në Europë

Hija e Kinës mbi telekomunikacionin në Europë

“Huawei” po ia del me sukses në tregun e Europës, pasi dështoi në SHBA.

Gjigantit kinez të teknologjisë iu ndaluan kontratat me qeverinë në SHBA, me frikën se pajisjet e tij të telekomunikacionit mund të përdoreshin nga Pekini për spiunazh.

Por në Europë, “Huawei” është një nga rrjetet më të fuqishme në vende si Britania e Madhe, Gjermania dhe Spanja. Po ashtu, ai pritet të jetë një nga përfituesit kryesorë nga vendimi i Komisionit Europian për lançimin e të ashtuquajturës teknologjia wireless 5G.

E ofruar nga “Huawei”, kjo lloj teknologjie është një nga më të avancuarat dhe me çmimet më të lira në botë.

Por përtej leverdisë, në kontinentin e vjetër po shtohen shqetësimet e agjencive të inteligjencës dhe politikanëve në lidhje me blerjet e kompanive strategjike nga Kina. Kjo sepse produktet e këtyre kompanive mund të përdoren nga qeveria kineze për spiunazh.

Shqetësimet lidhen me rrezikun e atyre që njihen si “dyert e pasme” në kodet e “Huawei”-t, që sipas ekspertëve mund t’i japin Pekinit akses në informacione personale të europianëve dhe mundësinë për të vjedhur sekrete të teknologjisë perëndimore. / Politico.eu /

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy