Banorët e Unazës së Re protestojnë sërish, përplasje me Policinë Bashkiake

Banorët e Unazës së Re protestojnë sërish, përplasje me Policinë Bashkiake

Banorët e zonës së Unazës së Re kanë dalë sërish sot në protestë, pavarësisht se mbrëmjen e kaluar u deklarua nga bashkia se ka nisur zhvendosja e tyre në banesat sociale.

Ditën e djeshme u shembën dy objektet e para. Ndërsa sot ka pasur përplasje mes banorëve dhe efektivëve të Policisë Bashkiake, e cila ndodhet në zonën e Astirit për të garantuar vazhdimin e punimeve. 

Fillimisht po bëhet heqja e ndriçimit të rrugës, për te vijuar më tej me shembjen e objekteve brenda vijës që përcakton projekti.  

Banorët e Unazës së Re protestojnë prej më shumë se tre javësh. Ata kundërshtojnë shembjen e shtëpive të tyre, që do t’i hapë rrugë zbatimit të projektit që parashikon zgjerimin e rrugës.

Banorët e zonës së Astirit thonë se kanë investuar djersën e një jete të tërë në shtëpitë dhe bizneset që parashikohet të shemben.

Ata kërkojnë dëmshpërblim me vlerën e tregut, por qeveria ka parashikuar për ta vetëm bonus qiraje për një periudhë 3-vjeçare.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy