Vijon të jetë i lartë numri i rasteve të reja me koronavirus në Shqipëri. Në 24 orët e fundit janë kryer 327 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitive 52 raste.
Ndërkohë, i lartë është edhe numri i të shtruarve në Spitalin Infektiv. 81 pacientë po marrin trajtim për koronavirusin në këtë spital, 11 prej të cilëve janë në terapi intensive.
Mosha mesatare e të shtruarve është rreth 61 vjeç, ndërsa gjysma e të shtruarve është nga Tirana.
Në 24 orët e fundit janë shëruar 36 qytetarë, çka e çon në 1195 numrin e të shëruarve nga koronavirusi në vendin tonë që nga fillimi i pandemisë.
Shpërndarja gjeografike e të identifikuarve pozitivë në 24 orët e fundit është si vijon: 22 të prekur në Tiranë, 9 në Vlorë, 7 në Krujë, 5 në Kurbin, 2 në Fier dhe nga 1 rast në Kamëz, Kavajë, Lezhë, Pukë, Rrogozhinë Delvinë dhe Tepelenë.
Në vendin tonë janë aktualisht 807 persona aktivë me COVID19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Durrës.
COVID-19 – Statistika (23 Qershor 2020)
Testime totale 24020
Raste pozitive 2047
Raste të shëruara 1195
Raste Aktive 807
Humbje jete 45 (Qarku Tiranë 25, Durrës 9, Fier 4, Vlorë 1, Shkodër 5, Kukës 1)
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 374
Durrës 152
Shkodër 124
Vlorë 63
Fier 37
Lezhë 20
Korçë 17
Elbasan 10
Kukës 7
Gjirokastër 2
Berat 1



