Kriza klimatike po “vret” akullnajën më të vjetër alpine

Kriza klimatike po “vret” akullnajën më të vjetër alpine

Disa studime kanë zbuluar se në 40 vitet e fundit, për shkak të ndryshimeve klimatike, shumë akullnaja në Alpe kanë hyrë në një proces shkrirjeje të pakthyeshme, gjë që do t'i zhdukë ato brenda pak dekadash.

Mes tyre si një ndër më të prekurat është akullnaja më e vjetër alpine, akullnaja Rhone në Zvicër. Pamjet që vijnë nga akullnaja Rhone në Zvicër, më e vjetra në Alpe, janë shqetësuese.

Në fakt, për ta mbrojtur atë nga shkrirja shkatërruese në vazhdim, ekspertët kanë vendosur të mbulojnë një pjesë të saj me mushama izoluese. Por nuk do të mjaftojë për të ndaluar këtë proces.

Situata e akullnajave në Alpet Zvicerane është shumë shqetësuese, siç është vërejtur së fundmi nga Komisioni Kriosferik (CC) i Akademisë së Shkencave Zvicerane.

Në vitin 2021, pavarësisht reshjeve të mëdha të borës, akullnajat zvicerane humbën 1 për qind të vëllimit të tyre në përgjithësi.

Kjo do të thotë se ndikimi i ngrohjes globale është aq i fortë sa nuk mund të përmbahet as në kushte “ideale”, të cilat duhet të ruajnë akullnajat e lashta.

Mbrojtja nga bora zgjati deri në korrik, shpjegojnë ekspertët, më pas rrjeti i monitorimit të akullnajave " GLAMOS " zbuloi humbje të akullit në të gjitha faqet e analizuara.

Ndër ato që pësuan humbjet më të mëdha janë Rhone dhe Aletsch i Madh i Valais-it verior, me një trashësi të reduktuar me rreth 20 centimetra.

Reduktimi ka qenë më i ulët se ai i shënuar në vitet e mëparshme, falë reshjeve të borës, por i gjithë sistemi vijon të ulet dhe për këtë arsye në disa raste është e nevojshme të ndërhyhet me goma izoluese për të shmangur humbje të mëtejshme masive.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy