
Kancelarja gjemane, Angela Merkel, i ka propozuar Bashkimit Europian të gjejë një strategji që do të garantonte një rrogë minimale të përafërt për të gjitha vendet.
Gjatë konferencës së Organizatës Ndërkombëtare të Punës (OIL) në Gjenevë, Merkel tha se duhen krijuar kushte pune të barabarta në të gjitha vendet e bllokut.
Sipas kancelares gjermane, ndërsa Gjermania dhe disa vende të tjera të BE-së e kanë të përcaktuar rrogën minimale, është e nevojshme të shqyrtohet "si mund të kemi paga minimale të krahasueshme", duke marrë parasysh standardin e jetesës në vende të ndryshme.
Kancelarja Merkel, qeveria e të cilës ka miratuar masa për eliminuar diferencat gjinore në pagë, ka thënë gjithashtu se në shumë kompani mungojnë drejtueset femra.
"Edhe në vendet e industrializuara, barazia ndërmjet grave dhe burrave në ekonomi lë shumë për të dëshiruar", ka thënë Merkel.



