Shfaqet Hëna më e madhe dhe më e ndritshme e vitit 

Shfaqet Hëna më e madhe dhe më e ndritshme e vitit 

Nëse keni një pamje të mirë të qiellit nga ballkoni, dritarja ose kopshti, sonte mos e humbisni "superhënën".

Hëna e plotë gjendet në vendin më të afërt me Tokën si rezultat i orbitës së saj eliptike, duke u dukur kështu më e madhe dhe më e ndritshme se normalisht. Sonte ajo do të jetë më i madhe dhe më e ndritshmja e vitit 2020.
Do të jetë e dukshme nga hemisferat veriore dhe jugore, kudo ku e lejon moti dhe do të shfaqet 17 përqind më e madhe dhe 30 përqind më i ndritshme se një hënë e plotë normale, thotë shkencëtari i NASA-s, Noah Petro, i cili po inkurajon njerëzit që të shijojnë pamjen, edhe pse të mbyllur prej pandemisë së koronavirusit.

"Unë e di që tani njerëzit janë të kufizuar për kur ata mund të dalin jashtë, por nëse është një natë e qartë, dhe ju keni një pamje të shkëlqyeshme në jug, ju duhet të jeni në gjendje të kapni një pamje edhe jashtë vendbanimit tuaj të hëna që varet bukur në qiell. Pavarësisht nëse jeni në shtëpinë tuaj në Anglinë Qendrore, në periferi në Washington DC apo në Azinë Juglindore, ju do të keni mundësi të shihni përfundimisht të njëjtën hënë. Është diçka që globale. Dhe tani, në këtë moment, të pasurit e diçkaje që na lidh të gjithëve, unë mendoj se është me të vërtetë e rëndësishme", tha ai.

Ai shpjegoi se Hëna nuk orbiton Tokën në një rreth të përsosur. Përkundrazi, ajo ka një orbitë pak eliptike, që do të thotë se ka momente kur ajo gjendet më afër dhe nganjëherë më larg nga Toka.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy