U ndalua në Rinas si “i padëshiruar”/ Imami Hosen për Mcn: S’jam njohur me arsyen. Kam denoncuar gjenocidin e Izraelit

U ndalua në Rinas si “i padëshiruar”/ Imami Hosen për Mcn: S’jam njohur me arsyen. Kam denoncuar gjenocidin e Izraelit

Në një intervistë për MCN, Imami Imran Hosen e quan të pakuptimtë ndalimin e tij në Rinas dhe konsiderimin nga autoritetet si person i padëshiruar. Thotë se qëndrimi i tij pro Palestinës është i njohur ndërsa ka shpresë që ndalesa e tij për te riadhur në Shqipëri të hiqet.

 

Imami Imran Hosein, 85-vjeç, i cili u ndalua në Rinas dhe u kthye mbrapsht nga autoritetet pa u lejuar të vizitonte Shqipërinë, shpjegon për MCN se ende nuk ka marrë përgjigje zyrtare lidhur me arsyet e kësaj ndalese.

 

Hosein thotë se autoritetet i kërkuan të firmoste një dokument, në të cilin ai figuronte si pjesë e një “liste njerëzish të padëshiruar”, por pa i dhënë ndonjë shpjegim se pse ishte renditur aty.

 

Më kërkuan të nënshkruaj një dokument, kur nuk mund ta lexoja. Në atë dokument thuhet se zyra e emigracionit kishte një listë njerëzish të padëshiruar dhe emri im ishte në të. Nuk më dhanë arsye pse emri ishte aty. Unë jam një dijetar 85-vjeçar dhe jap mësime mbi Kuranin dhe njerëzit në Shqipëri kishin të drejtë të më shihnin. Nuk e di pse më ndaluan, pse nuk më lanë. Nuk më dhanë arsye pse.

 

Lidhur me aludimet në mediat shqiptare për një ndërhyrje të mundshme izraelite, imami thotë se nuk ka dijeni, por thekson se qëndrimi i tij pro-palestinez është i njohur publikisht.

 

“Në mënyrë konsistente kam denoncuar gjenocidin e Izraelit ndaj popullit palestinez, myslimanë dhe të krishterë. Por kjo nuk është vetëm pikëpamja ime. E gjithë bota po e mbështet popullin e Palestinës. Në SHBA, nëpër kampuset e universiteteve, studentët po mbështetin palestinezët. Në Britani, në Francë, nëpër të gjithë botën. Pra, ata që janë në krah të Izraelit janë në një anije që po mbytet. Dhe ky mesazh është për ta: jeni në një anije që po mbytet nëse qëndroni në krah të Izraelit. Nuk e di pse nuk u lejova të hyj në Shqipëri, nuk e di nëse kjo lidhet me profilin tim si mbrojtës i vëllezërve të mi në Gaza, por jam i sigurt se shumica e shqiptarëve, myslimanë e të krishterë, kanë të njëjtën pikëpamje me mua, pra, që në Gaza po kryhet gjenocid”.

 

I pyetur mbi qëllimin e vizitës dhe me ftesë të kujt erdhi në Tiranë, imami u shpreh: 

 

Kam një vit që udhëtoj në të gjithë botën. Shkoj kudo që mundem t’u mësuar njerëzve Kuranin. Nuk ka ligj në botë që e ndalon këtë. Nëse ndokush përpiqet të ndalojë dikë që përpiqet t’u mësojë njerëzve Kuranin ai do dënohet nga ligjet e Zotit dhe njerëzit e vet do t’i kthehen kundër. Kur vij në Shqipëri s’jap kurrë leksione në publik. Është hera e tretë që vij në Shqipëri. Takoj njerëz që më njohin dhe ulemi në mjedise private ku ndajmë opinione për çështje të caktuara dhe çfarë thotë Kurani për to. Doja të vizitoja Shqipërinë për 1 javë, siç kam bërë në të kaluarën. Nuk jam takuar kurrë me përfaqësues të KMSH. Do doja të takohesha me përfaqësues të KMSH, por deri tani s’i kam takuar kurrë.”.

 

Dijetari shpreh dëshirën që ndalesa ndaj tij të hiqet, duke e cilësuar Shqipërinë vend mikpritës dhe duke shpresuar të vijojë mësimet e Kuranit për ata që e kërkojnë.

 

I pyetur mbi idenë e një shteti bektashi në Shqipëri, ai tha se nuk ka dijeni mbi temën dhe s’e sheh të udhës që të komentojë në lidhje me të. 

 

Në mesazhin e tij për shqiptarët, imami tha se duhet të përgatiten për luftën e madhe, pasi kur Ukraina të bjerë kjo luftë do të nxitet nga ata që sot mbështesin Kievin. 

 

Lufta në Ukrainë s’do të zgjasë shumë. Kur të bëhet e qartë se Ukraina po bie, për t’i kursyer vetes turpin, ata që e mbështesin mund të nxisin luftën e madhe. Ndaj mesazhi im për shqiptarët është: Përgatituni për luftën e madhe”.

 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy