Detajet/ Kush është shqiptari i ‘rrezikshëm’ që u kap me drogë dhe armë në Milano

Detajet/ Kush është shqiptari i ‘rrezikshëm’ që u kap me drogë dhe armë në Milano

Një shqiptar dhe një çift Italian janë arrestuar në Milano për trafikim të lëndëve narkotike. Shqiptari Eduart  Nexhipi, nuk ishte një emër i pa njohur për zonën, ai konsiderohej si i rrezikshëm raportojnë mediat lokale.

nexhipi

Policia njofton se çifti italian Gianluca Catania 34 vjeç dhe bashkëshortja e tij Valentina R 27 vjeç janë takuar me shqiptarin pak pasi ky i fundit ishte takuar me një bashkëkombësin e tij dhe që u pikas nga policia.

Eduart Nexhipi

Shqiptari ndaloi pranë një vile, u takua me 34-vjeçarin, ndërsa gruaja priste me makinë jashtë dhe më pas të gjithë u larguan duke u shpërndarë, por janë ndjekur nga policia ku edhe janë arrestuar.

Çifti është gjetur me 11.7 kg marijuanë dhe 19.900 euro, ndërsa shqiptari me 2 kg kokainë dhe 11 mijë euro, një pistoletë të vjedhur me më shumë se 50 plumba dhe material për paketimin e dozave të drogës.Valentina R. ArrestataGianluca Catania

Policia njofton se:

Nga kontrolli i banesës së tij, u gjetën 2 kg kokainë të fshehur në një vrimë në muret e dhomës së gjumit të ndarë në dy pako, një armë e vjedhur tre vjet më parë në Brescia, 54 fishekë të kalibrit 9.21 dhe një i kalibrit 7.65, si dhe 9000 euro në para CASH. Në shtëpi ai gjithashtu kishte pajisje të plotë për dozimin dhe një makinë për numërimin e parave. Shqiptari ka rezultuar me precedentë të shumtë edhe për shpërndarje, një për rrëmbim personi në vitin 1999, dhe një për vrasje.

Droga Pistola (1)

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy