Turistët edhe pushuesit e shumtë të ishullit grek Skiathos zakonisht e vizitojnë këtë mrekulli të natyrës për plazhet me rërë dhe diellin e mesdheut, por asgjë nuk i intrigon më shumë se sa eksperianca që përjetojnë pranë aeroportit.
Tashmë është bërë traditë që turistë të shumtë të Skiathos të mblidhen në masë në një rrugë pranë pistës së ishullit pasi aty avionët me pasagjerë, gjatë zbritjes, fluturojnë vetëm pak metra mbi kokat e tyre. Kjo eksperiencë është kthyer në hit për vizitorët e ishullit në detin Egje pasi, siç shihet edhe në video, adrenalina që të fal është mëse potente.



