Ndarja e “Oskar”-ve, gafë në shpalljen e filmit më të mirë

Ndarja e “Oskar”-ve, gafë në shpalljen e filmit më të mirë

Konfuzion në ceremoninë e ndarjes së çmimeve “Oskar”. Ëarren Beatty-t, iu dorëzua gabimisht zarfi i çmimit për filmin më të mirë për “La La Land”, por në fakt këtë çmim e ka fituar filmi “Moonlight”.

Producentët e “La La Land” kishin filluar me fjalimet e falënderimit, por drejtuesve të mbrëmjes u është dashur ta korrigjojnë gabimin, duke u hequr fjalën.

“Ka fituar “Moonlight”, tha njëri prej tyre, duke shtuar: Nuk është shaka. Ka fituar me të vërtetë”.

Më pas prezantuesi Jimmy Kimmel ka konfirmuar fituesin duke sjellë në skenë zarfin.

“Është faji im, e dija se do ta prishja para se të mbyllej kjo mbrëmje. Ju premtoj që nuk do të kthehem më këtu”.

“La La Land:, muzikali i Damien Chazelle, ka çuar në shtëpi 7 statuja të arta. Ai ishte nominuar në 14 kategori, gjë që do ta fuste në histori nëse i fitonte të gjitha. E megjithatë, në histori ka hyrë gjithsesi për shkak të gafës së madhe të shpalljes së çmimit si filmi më i mirë.

Ai ka fituar çmimin për  aktoren më të mirë, fotografinë më të mirë, skenografinë më të mirë, kolonën zanore dhe këngën më të mirë origjinale. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy