Tensione para nisjes së seancës/ Noka u hedh miell punonjësve të Gardës: Keni marrë fytyrën e regjimit

Tensione para nisjes së seancës/ Noka u hedh miell punonjësve të Gardës: Keni marrë fytyrën e regjimit

Kanë nisur tensionet në ambientet e Kuvendit para nisjes së seancës plenare të Kuvendit. 

Deputetët e PD-së Flamur Noka dhe Gazment Bardhi kanë mbërritur në oborrin e Parlamentit para nisjes së seancës parlamentare, ndonëse janë të përjashtuar. 

Noka ka hedhur miell në drejtim të punonjësve të Gardës së Republikës. Noka ka ndërmarrë të njëjtin veprim ndaj sekretarit të përgjithshëm të Kuvendit Genc Gjonçaj. 

Në një prononcim për mediat Noka është shprehur se: “Garda ka marrë fytyrën e regjimit. Po zbatoni urdhra të paligjshëm dhe jeni pasqyrë të narko-regjimit!”.

Kreu i PD-së zyrtare Lulzim Basha dhe grupi i tij parlamentar kanë mbërritur në Kuvend rreth orës 09:10, afro një orë para nisjes së Kuvendit. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy