Deklaratat fyese të Vulin/ Rama: Notë proteste Serbisë

Deklaratat fyese të Vulin/ Rama: Notë proteste Serbisë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka deklaruar sot në një konferencë për media se nuk do të tolerohet asnjë ofendim nga përfaqësuesit e qeverisë serbe, referuar këtu deklaratave të fundit të ministrit të Mbrojtjes Aleksandër Vulin. Gjatë konferencës Rama tha se Ministria e Jashtme ka përgatitur edhe notë proteste, e po ashtu nuk la pa thumbuar edhe ish-kryeministrin Sali Berisha dhe Presidentin Ilir Meta.

“Për sa i përket fatkeqësisë natyrore që zbulova se ndodhet në qeverinë e Serbisë, në trajtën e një ministri, unë them se vazhdoj pres që presidenti i Serbisë të kërkojë në emër të Republikës së Serbisë, ndjesë për atë fatkeqësi natyrore.

E mirëkuptoj që mund të mos ketë fuqi mbi atë fatkeqësi por ta mbajë për vete dhe Serbinë. MPEJ ka vijuar me procesin dhe ambasadori do të thirret për t’i bërë notë verbale, vënien në dijeni të shtetit serb, se asnjë gojë e shthurur në qeverinë e Serbisë, nuk mund të lëndojë qeverinë e Serbisë, apo figurën e një ministri apo kryeministri.

Se po qe puna për Edi Ramën, ju e dini që këta më stimulojnë dellin e polemikës. Por më mjaftojnë fatkeqësitë natyrore që kemi këtu, në trajta presidentësh dhe ish presidentësh. Këta edhe i mbaj, por një fatkeqësi në Serbi se mbaj dot, ta mbaj ai atje dhe të kërkojë falje Shqipërisë.

Unë jam është certifikata më e besueshme e këtij vizioni dhe i kësaj bindje ndërkohë që njëri nga Beogradi thotë se po punoj për “Shqipërinë e Madhe” ndërsa tjetri në Prishtinë thotë që po punoj për “Serbinë e Madhe” , ndërsa të dy janë bir Selmani i nënës kë të qajë më parë”, deklaroi Kryeministri.

Shefi i qeverisë shqiptare tha ditë më parë se Porti i Durrësit do të jetë “de facto” port i Kosovës, ndërsa kjo deklaratë për Vulin është shenjë e qartë, që Rama po punon për krijimin e “Shqipërisë së Madhe”.

Në fillim të kësaj konference për media, kryeministri Rama ribëri premtimin se më 1 janar 2021, do të hyjë në fuqi, paga e re minimale, e caktuar tashmë prej 30 mijë lekëve të reja.

Rama foli për pensionistët, për të cilët tha se duhet të presin vitin 2021 për t’ju rritur pensionet. Rama mbrojti sot sërish taksën progresive dhe buxhetin për pagat. Rama tha nga 450 milionë dollarë, fondi i pagave ka shkuar në 710 milionë dollarë. Ndërsa për taksën progresive, kryeministri tha se javën e ardhshme do të ketë një rishikim të taksimit të ndershëm, dhe nuk harroi të sulmonte kundërshtarët se iu kanë marrë qytetarëve para, duke iu rënduar xhepat përmes taksës së sheshtë.

Rama foli edhe për sistemin ETIAS, i vendosur nga BE nga vitit 2023 dhe tha se bëhet fjalë për një sistem vizash, por për një aplikim online nga banorët e vendeve që s’kanë nevojë për vizë, dhe lidhet me sigurinë e BE kundër terrorizmit dhe krimit të organizuar.

“Javën e ardhshme do të prezantojmë ndryshime të tjera për taksimin e ndershëm, në funksion të shtresës së mesme që është në piramidën e taksimit për të ardhurat personale dhe për pagën minimale që do të hyjë në fuqi më 1 janar. Ne e kemi përfunduar planin për buxhetin dhe më vjen mirë që pavarësisht nevojave për përballimin dhe goditjeve, kemi një seri prezantimesh të tjera”, tha Rama.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy