“Të gjashtët kundër Turqisë” ndalohet në Prizren, Kadriu: Shkelje e lirisë së shprehjes, u hoq nga programi se e kërkoi kryetari i komunës (VIDEO) 

“Të gjashtët kundër Turqisë” ndalohet në Prizren, Kadriu: Shkelje e lirisë së shprehjes, u hoq nga programi se e kërkoi kryetari i komunës (VIDEO) 

Shfaqja teatrale “Të gjashtët kundër Turqisë” e autorit Jeton Neziraj është ndaluar të shfaqet në Prizren. Kjo është një dramë, e cila është në repertorin e rregullit të Teatrit Kombëtar në Prishtinë. Ajo është shfaqur në disa qytete të Kosovës dhe në shumë skena evropiane me kritika pozitive.

“Të gjashtë kundër Turqisë”, trajton ngjarjen e ndodhur në vitin 2018, kur gjashtë mësues turq, të cilët jetonin në Kosovë, u arrestuan dhe u deportuan në Turqi.

Aurela Kadriu, drejtoreshë e këtij projekti tha përmes një lidhje “Skype” me studion e lajmeve të MCN Tv se ndalimi i kësaj shfaqeje është një shkelje e lirisë së shprehjes dhe është hequr nga programi për shkak se kështu ka kërkuar kryetari i Komunës së Prizrenit.

Po ashtu Kadriu sqaroi se fushatë e denigrimit fillimisht e ka nisur kryetari i një partie të komunitetit turk në Prizren.

Tematika e shfaqjes merr për bazë ngjarjet e vitit 2018 kur 6 mësues turq janë përzënë nga Kosova edhe lejeqëndrimet e tyre të lëshuara nga shteti i Kosovës janë revokuar brenda natës për shkak se ata kanë qenë të kërkuar nga autoritet turke nën dyshimin se kanë lidhje me lëvizjen e Gylenit që akuzohej dhe akuzohet për grusht shteti e dështuar të vitit 20216.

Kemi filluar menjëherë pas premierës në Prishtinë jemi ftuar nga teatri Bekim Fehmiu dhe jemi dakordësuar për të shkuar në Prizren në dhjetor të vitit të kaluar dhe kur kemi dashur të shkojmë ta prezantojmë, në momentin që është publikuar programi i muajit kemi parë një fushatë të gjuhës së urrejtjes e cila nis nga kryetari i një partie të komunitetit turk në Prizren që në të njëjtën kohë i çon një letër kryetarit të Komunës së Prizrenit ku i kërkon që të anulohet shfaqja. Kërkon që të anulohet dhe jep përfundime pa e parë atë. Ne kemi marrë një informatë që teatri ka probleme me ngrohjen dhe pse nuk kishte kuptim sepse ndërtesa sapo ishte rinovuar. Kemi kërkuar ta paguajmë vetë ngrohjen alternative.

Do të kishte pasur vend sikur të mos ishte përcjellë sikur nga veprime konkrete të sabotimit dhe censurës nga Komuna e Prizrenit pasi ky ka qenë hapi i parë dhe ne kemi pranuar si justifikim që ka probleme teknike, kemi propozuar zgjidhje por na është thënë që do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike. Kjo është ku nis shkalla e absurdit. Kemi thënë që do e sjellë datë të re. Data e re që kemi dakordësuar ka qenë data 5 mars, ku para se të publikohej programi i ri i muajit mars drejtori i teatrit ftohet nga drejtori i Kulturës dhe i komunikohet që shfaqja nuk bën të vendoset në program se kështu ka kërkuar kryetari i Komunës së Prizrenit. Kemi reaguar se është precedent i rrezikshëm të normalizohet censura nëpër institucione të kulturës. Kjo është shkelje e lirisë së shprehjes dhe lirisë së shprehjes artistike.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy