Policia e Sarandës ka arrestuar një 67-vjeçar me iniciale J. Sh pasi dyshohet se ka ngacmuar sekualisht një të mitur 15 vjeçe në banesën e saj.
Në njoftimin e policisë thuhet: Shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë arrestuan në flagrancë shtetasin J. Sh., 67 vjeç, për veprën penale “Ngacmimi seksual”, pasi ka njoftuar një 15-vjeçare, se në banesën e saj, ky shtetas po e ngacmonte seksualisht.



