Forcat operacionale kanë arrestuar pak minuta më parë në qytetin e Fierit, 61-vjeçarin Pjetër Pacanin, i cili ishte shpallur në kërkim për vrasje dhe armëmbajtje pa leje.

Pacani, lindur në Laç ishte pjesë e listës së 50 personave më të kërkuar në të gjithë vendin pasi Gjykata e Tiranës në 5 qershor 2014 e ka dënuar 61-vjeçarin për "Vrasje në rrethana cilësuese" dhe "Armëmbajtje pa leje”.
Burime për MCN Tv, bëjnë me dije se 61-vjeçarit iu sekuestruan 3 automatikë dhe pistoleta.



