Rama: KFOR-i të marrë nën kontroll Veriun e Kosovës

Rama: KFOR-i të marrë nën kontroll Veriun e Kosovës

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka bërë thirrje që KFOR-i ta marrë kontrollin e veriut të Kosovës për të parandaluar ndonjë konflikt më të madh.

Kreu i qeverisë tha se këtë propozim e ka bërë më parë edhe në Samitin e NATO-s. 

Në një konferencë për mediat të mbajtur sot Rama paralajmëroi se situata në Kosovë mund të përkeqësohet shpejt, nëse nuk veprohet. 

Nga ana tjetër, dua ta theksoj që gjërat mund të shkojnë lart dhe mund të shkojnë shpejt. Shumë më shpejt se sa ç’mund të mendosh në një ditë si kjo kur s’ndodh asgjë sepse është vetëm ajo që duket. Prandaj jo vetëm niveli i përfaqësimit të komunitetit euroatlantik në dialog duhet ngritur lart dhe duhet ngritur shpejt, por duhet pasur parasysh që kjo të bëhet, se përndryshe bashkë me stokun e gjithë atyre marrëveshjeve ca të firmosura, ca të pranuara gojarisht, por përgjithësisht të pazbatuara, vonesa në hedhjen e këtij hapi mund të sjellë largqoftë edhe një stok viktimash të një konflikti të armatosur dhe sigurisht, pikërisht për të parandaluar në çdo mënyrë dhe me çdo mjet këtë konflikt, që sot duket më i mundshëm se asnjëherë më parë se deri dje, KFOR-i duhet të marrë në kontroll veriun e Kosovës.

Është një propozim që e kam bërë më parë, e kam bërë dhe në Samitin e NATO-s dhe e kam shpjeguar gjerë e gjatë pse. Tani, çdo hezitim dhe çdo vonesë, deri dhe në argumentin e orëve të fundit, jo kemi, jo s’kemi mjaftueshëm trupa mund ta bëjë largqoftë, ndërhyrjen e nesërme të KFOR-it shumë më të madhe në trupa, por edhe në vështirësi.

Prandaj jam këtu sot dhe më vjen mirë që këtë tanimë e kërkon dhe Kosova, KFOR-in në veri. Nuk kam dëgjuar ta kundërshtojë Serbia, madje disa zëra e kanë kërkuar edhe nga pala serbe, por kjo është puna e tyre, sepse këtu s’ka rëndësi fare kush e kërkon, pse e kërkon, si e kërkon. Këtë e kërkon situata sot, po të ishte bërë më parë nuk do kishte ndodhur kjo që ndodhi dje, pardje, tjetërpardje.

Ndër të tjera Edi Rama tha sot se Shqipëria do të jetë kundër deklaratës të cilën Bashkimi Evropian dhe nuk do të ndryshojë qëndrim, për sa kohë BE-ja nuk pasqyron ngjarjet e rënda që ndodhën në Veri të Kosovës të dielën.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy