Një tjetër shtet ndalon TikTok-un për deputetët

Një tjetër shtet ndalon TikTok-un për deputetët

Zelanda e Re do të ndalojë rrjetin social kinez TikTok në pajisjet e anëtarëve të Parlamentit, duke u rreshtuar me vendet e tjera perëndimore që kanë miratuar masa të ngjashme.

Ndalimi do të prekë të gjitha pajisjet me akses në rrjetin parlamentar, tha Rafael Gonzalez-Montero, një zyrtar parlamentar. 

Ai do të hyjë në fuqi më 31 mars. Sipas Gonzalez-Montero, rreziqet janë "të papranueshme në mjedisin aktual parlamentar të Zelandës së Re. Vendimi u mor në bazë të analizave të ekspertëve tanë, pas një diskutimi me qeverinë tonë dhe kolegët ndërkombëtarë", shtoi ai. 

Prandaj, Zelanda e Re do të ndjekë shembullin e Kanadasë, Mbretërisë së Bashkuar dhe agjencive federale në Shtetet e Bashkuara, të cilat tashmë e kanë ndaluar TikTok nga pajisjet qeveritare për shkak të shqetësimeve të sigurisë së të dhënave. 

Komisioni Evropian ka urdhëruar gjithashtu ndalimin e aplikacionit për ndarjen e videove nga pajisjet e punonjësve të tij.

Aksioni global kundër TikTok filloi në Indi në vitin 2020.  Presidenti aktual i SHBA Joe Biden ka paralajmëruar se do ta ndalojë plotësisht aplikacionin nga territori amerikan nëse nuk ndahet nga ByteDance.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy