Shqiptarët këtë vit do të pushojnë më shumë në Shqipëri. Sipas Fjorida Zanit, tur-operatore, për shkak të rritjes së çmimeve, shqiptarët do të zgjedhin bregdetin dhe zonat malore në vend.

Shqiptarët preferojnë vende të reja jashtë. Këtë vit shumë kanë vendosur të pushojnë në Shqipëri pasi çmimet janë rritur kudo. Për të mos rritur kostot e transportit kanë preferuar të zgjedhin bregdetin shqiptar.

Sipas saj, çmimet e produkteve dhe shërbimeve janë rritur me 30%.

Ka një rritje mbi 30 %. Janë rritur çmimet bazë të produkteve, por edhe kostot e tjera që pasqyrohen në hoteleri.

Zani thotë se turistët e huaj përpiqen të shijojnë bregdetin dhe zonat malore gjatë ditëve të qëndrimit në Shqipëri.

Të huajt shpenzojnë 4-5 ditë në veri ku cimet janë më të lira dhe pastaj në bregdet. Veriu mbetet më i lirë. Shqiptarët preferojnë që fundjavat t’i kalojnë në Theth, lumin e Shalës, Valbonë. Por jugu mbetet i preferuar në verë. Të gjithë duan të eksplorojnë gjiret.

Europianët vijojnë të kenë interes për Shqipërinë, ndërsa turistët nga kontinentet e tjera janë më të rrallë.

Europa mbizotëron. Vjet kishte italianë, arabë që vinin me charter.