Për mjeken Aurora Dollenberg fillimi i pandemisë Covid 19 ka qenë aq agresiv sa specialistët mund të spekulojnë, që me të vërtetë ka qenë prodhuar mbase në mënyrë artificiale në një laborator të Kinës.
Në një lidhje “Skype” me studion e emisionit “Bilardo” të gazetarit Denis Dyrnjaja në MCN Tv, Dollenberg tha se gjatë periudhës së pandemisë maska nuk ka pasur ndonjë efekt të madh mbrojtës ndaj virusit.
Sipas Dollenberg disa sjellje të mjekëve gjatë pandemisë nuk kanë pasur baza shkencore, por një efekt stabilizues për të gjithë ata që kishin frikë se nuk e menaxhonin dot.
Nëse do më lejohej që të jepja një mendim përtej kompetencës mjekësore, një hipotezë e largët, do të ishte me të vërtetë e mundshme që këtë virus që ishte kaq ngjitës në fillim, që ishte vdekjeprurës në fillim siç e pamë në Itali, në Kinë. Nëse virusi mbërrinte në një spital atëherë pamë që gjysma e personelit mjekësor dolën me arkivol nga spitali pas disa ditësh. Fillimi i pandemisë ishte kaq agresiv sa edhe ne si mjekë mund të spekulojmë, ose mund të hipotetizojmë që me të vërtetë ka qenë prodhuar me kaq agresivitet mbase në mënyrë artificiale nga një laborator të Kinës dhe mbase ta provonim një luftë biologjike që mund të presë në të ardhmen. Kjo ishte mbase një regjisurë në miniaturë se çdo të thotë të ndodhesh në një pandemi që përfshin gjithë botën.
Nëse do reflektonim në mënyrë të shëndetshme dhe vetëkritike mbi masat që u morën gjatë pandemisë mund të themi që shumë kanë qenë të panevojshme. Në atë periudhë maska nuk ka pasur ndonjë efekt të madh mbrojtës ndaj virusit që është disa nanomilimetër, është aq i vogël saqë edhe maskat me disa shtresa nuk e kanë stopuar dot virusin. Ajo që dua të them jo vetëm të kuadër te mjekes së urgjencës, por në kuadër të mjekes psikoterapiste që këto masat që ne i përcollëm në popullatë, i kërkonim pacientëve t’i respektonin, kanë pasur një efekt disiplinues, qetësues sepse mund ta imagjinoni kur armiku është i padukshëm, të gjithë shkojë tek mjekët, ministria e thonë: Çfarë duhet të bëjmë tani? Ajo sjellje që ne kemi pasur në pandemi nuk ka pasur baza shkencore, por një efekt stabilizues për të gjitha ata që kishin frikë se këtë virus nuk e menaxhonin dot më.



