Kriza energjetike/ Lazimi: E vetmja zgjidhje, të ulim kërkesën, vet konsumatorët të mobilizohen për reduktim, të mos kalojnë 800 KW

Kriza energjetike/ Lazimi: E vetmja zgjidhje, të ulim kërkesën, vet konsumatorët të mobilizohen për reduktim, të mos kalojnë 800 KW

Situata energjetike në vend, mbetet një nga temat që  kërkon vetëdijesim edhe nga ana e vet konsumatorëve që të mos kalojnë kilovatët e mbingarkesës.

Kështu vlerëson eksperti i ekonomisë Majlind Lazimi, i cili në emisionin “MCN economy”, thotë se e vetmja zgjidhje në këtë situatë krize energjetike, është ulja e kërkesës për konsum.

Do të ishte ideale moti me reshje, por vendimmarrja është për muajin nëntor, pra edhe parashikimet janë të tilla qe nëse ka reshje, rritja e kapaciteteve importuese do të jetë më e lartë dhe do të rritet çmimi i blerjes dhe i energjisë, do te mbetemi me duart dhe sytë lart nga qielli si e vetmja zgjidhje.

Në këto kushte, ne nuk mund të ndërtojmë HEC-e për një muaj, as panele diellore, e vetmja zgjidhje është të ulim kërkesën.

Unë besoj se vetëm përmes institucioneve shtetërore ndoshta është e pamjaftueshme, do duhej të kishim një mobilizim edhe nga vet qytetar, për të pasur reduktim të kërkesës, ne tërësi dhe një nga elementet që te dekurajojnë konsumin e familjeve shqiptare në mënyrë që aty ku mundemi të mos kalojmë 800 kilovatshin.

Tutje, Lazimi thotë që në krye të herës kur u paralajmërua fillimi i krizës energjetike, do duhej të ishin bërë më shumë plane për importin e energjisë.

Ne nuk kemi asnjë raport nga KESH, sepse nuk kemi shifra për të parë ato, pro qartazi KESH do duhej të menaxhojë ato që ka, dhe jemi në fazën që menaxhohet ajo që kemi.

Në fakt këtu nuk ka strategji të prodhimit, çfarë investimesh do të ndodhnin, qoftë të krijojmë plane për uljen e humbjes së shpërndarjes, pra të kemi një qasje më integrale të tre këtyre qasjeve.

A jemi në fazën që nga 1 nëntori te jemi në një lloj kërcënime, dhe kjo është thelbi, është pozitive që nuk do të ketë reduktime, pra nga ana e këtyre do ne nuk e dimë a mbetemi sërish peng i diskutimeve apo blerjeve të energjisë një javore apo dyjavore.

Çështja është se ne tani vuajmë nga importet ciklike, kështu që duke parë një lloj mesatareje, dhe ka një vlerë të përafërt, dhe kjo do duhej të tenderohej që në fillim të vitit, duhet të ishin bërë plane për importin e energjisë, pse nuk e parashikuam në treg.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy