Hetem Lumani, kandidati tjetër për kryebashkiak në Kolonjë ka folur për incidentin e ndodhur mbrëmjen e kaluar në fshatin Qafzezë.
Në një prononcim për mediat, Lumani tha se Isai bashkë me kryetarin e PS atje kanë shkuar të bënin fushatë edhe pse në heshtje zgjedhore dhe se teksa ka ndërhyrë të ndajë një sherr mes disa personash Isai ka tentuar ta godasë.
Kam bërë fushatë modeste të shkëlqyer. Mbrëmë, Isai ka qenë për fushatë bashkë me kryetarin e PS në fshatin Qafëzezë. Kryetari i qendrës së votimit ka thënë që ka ardhur Isai bashkë me kryetarin e PS. kam marrë në telefon shefin e komisariatit dhe i kam thënë 'të shkojnë sa më parë'. Sapo mori atë informacion ai u largua. Dhe më përpara kam arritur unë se shefi i komisariatit. Në atë moment po grindshin çunat dhe kam ndërhyrë . Gjatë shuarjes kanë tentuar të më godasin dhe Isai dhe kryetari i partisë, i kam thënë unë jam babai juaj. Atë kohë mora sërish shefin e komisariatin, dhe në sy të shefit një nga bodyguardët ka tentuar të më godasi. Po interpretohet në formën më të keqe.



